Champions League: Sot dhe nesër ndeshjet kthyese çerekfinale. vëmendja në Paris e Liverpool

Champions League: Sot dhe nesër ndeshjet kthyese çerekfinale. vëmendja në Paris e Liverpool

Sot dhe nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të Ligës së Kampionëve në futboll. PSG, Manchester City e Real Madrid, përkundër avantazheve nga ndeshjet e para, nuk e kanë aspak të sigurtë biletën për gjysmëfinale.

Ndeshja kryesore e cila padyshim pritet me interesim planetar është ajo që zhvillohet në Paris mes PSG-së dhe Bayern Munich, marrë parasysh edhe epilogun e takimit të parë ku skuadra Parisiene, edhe pse nuk konsiderohej favorite, ia doli të befasojë këndshëm, duke shënuar fitore 2:3 si mysafire.

Në anën tjetër skuadra bavareze sonte do ta ketë shumë vështirë të kthejë rezultatin në favor të saj, marrë parasysh mungesën e përparsisë së terrenit, por edhe epilogun e takimit të parë, gjegjësisht numrin e madh të golave të shënuar, që rrjedhimisht si rezultat imponon domosdonë për fitore me dy apo më shumë gola diferencë!

Ndërsa ndeshja Chelsea vs Porto duket të jetë më e qartë sa i përket epilogut përfundimtar dhe kalimit në gjysmëfinale, bazuar në rezultat (2:0) nga ndeshja e parë, që e favorizon skajshmërisht skuadrën angleze për një vend në mesin e katër skuadrave kryesore europiane këtë edicion.

Ndërsa nesër do të zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale, Manchester City – Borusia Dortmund dhe Real Madrid – Liverpool, të cilat pritet të dhurojnë spektakël futbolli, marrë parasysh veç tjerash edhe epilogun e të dy takimeve nga ndeshjet e para, por edhe një sërë komponentesh që e bëjnë këtë fazë të garave fare të paqartë, sidomos kur dihen afinitetet e të gjitha katër çerekfinalisteve, Manchester City, Borusia Dortmund, Real Madrid e Liverpool.

Sot

Bayern Munich  2 – 3 Paris Sent Germain

Porto 0 – 2 Chelsea

Nesër

Manchester City  2 – 1 Borusia Dortmund

Real Madrid  3 – 1 Liverpool

Related Articles