Champions League, të martën dhe mërkurën ndeshjet e fundit të fazës së grupeve

Champions League, të martën dhe mërkurën ndeshjet e fundit të fazës së grupeve

Java e fundit të fazës së grupeve në ligën elite europiane, Champions League, sjellë ndeshje interesante, ndërsa ato të grupit B janë mëse të rëndësishme pasi lufta kryesore zhvillohet për pozitën e dytë, për të cilën luftojnë tri ekipe, ndërsa e “zjarrtë” është edhe xhiroja e fundit në grupin G, shkruan gazeta Enigma.

Pas ndeshjeve paraprake nëpër tetë grupe, të marten dhe mërkuren zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Champions League. Disa grupe tashmë kanë mbyllur logaritë sa i përket ekipeve që do të vijojnë garat në fazën e eliminimeve direkte, ndërsa në disa të tjera, pikërisht xhiroja e fundit do të jetë ajo që do të përcaktoj se cilat ekipe do të rrumbullaksojnë shifrën prej 16 ekipeve që e përbëjnë 1/8 e finales.

Liga e Kampionëve, faza e grupeve

Ndeshjet e grupit A janë fare të parëndësishme sa i përket plasmanit përfundimtar pasi Manchester City me 12 pikë dhe Paris Saint-Germain me 8 pikë, kanë siguruar tashmë dy pozitat e para.

Ndeshje të paparashikueshme e të “zjarrta” do të jenë ato të grupit B pasi një gjë të tillë e imponon pikërisht pasqyra tabelare aktuale. Liverpool ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa tri ekipe luftojnë për pozitën e dytë, Porto me 5 dhe Milan e Athletico Madrid me nga 4 pikë.

Ndeshjet e grupit C, Ajaxi është promovuar tashmë lider në grup me 15 pikë, ndërsa Sporting me 9 dhe Borusia Dortmund me 6 synojnë pozitën e dytë, për të cilën gjasa të mëdha ka ekipi portugez ngase vetëm ndonjë e papritur e madhe mund ta shmangë nga ajo pozitë kur dihet se kundërshtar ta radhës ka skuadrën modeste turke për këtë nivel garash, Beshiktash.

Në grupin ‘D’ Real Madrid me 12 pikë dhe Inter me 10-të luftojnë për pozitën e parë në ndeshjen e fundit të grupeve, e cila zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ ku me të drejtë madrilenët logariten favorite së paku në letër.

Të mërkurën zhvillohen 8 ndeshje tjera të xhiros së fundit në grupet përkatëse, E, F, G dhe H.

Në grupin ‘E’ Bayern Munich ka siguruar plasmanin tutje, ndërsa Barcelona dhe Benfica nga Lisbona luftojnë për pozitën e dytë por jo në ndehsje të drejtpërdrejtë porse në taikme me kundërshtarë të ndryshëm.

Në grupin ‘F’ Manchester United pritet të konfirmoj lidershipin në takim me Yong Boys, kurse Villareal dhe Atalanta e kanë sfidën vendimtare në takimin e ndërsjellë për pozitën e dytë.

Në grupin G situata është mëse e paqartë pasi të gjitha pretendentet, Lille, Salsburg, Sevila e Wolsburg janë në lojë – madje për të dy pozitat e para!

Fare të parëndësishme janë në fund rezultatet e dy ndehsjeve të xhiros së 6-të të grupit ‘H’ pasi Chelsea e Juventus me nga 12 pikë ka kohë që kanë siguruar matematikisht fazën e eliminimeve të drejtpërdrejta, kundruall Zenith St. Petersburg (4) dhe Malmo (1).

Related Articles