Chapagain: Sistemi shëndetësor i Gazës në prag të kolapsit

Chapagain: Sistemi shëndetësor i Gazës në prag të kolapsit

Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Jagan Chapagain, ka ndarë shqetësimet kryesore që po prekin Gazën.

“Në Gaza, sfidat humanitare po rriten nga dita në ditë ndërsa konflikti vazhdon. Shqetësimet kryesore përfshijnë sistemin shëndetësor në prag të kolapsit, përhapjen alarmante të sëmundjeve dhe rrezikun e urisë që rritet çdo ditë”, ka shkruar Chapagain në X.

Ai ka thënë se njerëzit në Gaza kanë nevojë për ndihëm e tyre.

“Njerëzit në Gaza kanë nevojë të madhe për ndihmën tonë. Unë bëj thirrje për mbështetje të vazhdueshme, duke përfshirë burime financiare për organizatat që janë aktive në terren, për të adresuar nevojat më urgjente në shkallën e kërkuar. Pavarësisht se sa e errët është ora, ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi një fener kolektiv i shpresës”, shkroi ai.

Related Articles