Mauricio Pochettino do të jetë trajner i ri i Chelseat, ka raportuar të shtunën në mbrëmje gazetari i njohur për transferime dhe nënshkrime në futboll, Fabrizio Romano.
Ai ka thënë se gjithçka do të zyrtarizohet së shpejti e se palët tashmë janë pajtuar për kushtet e marrëveshjes.
Ish-trajneri i Tottenhamit dhe PSG-së do të nisë kapitullin si trajner i Chelseat nga fillimi i qershorit, ndërsa Frank Lampard do të largohet në fund të sezonit.
Ai pritet që në Londër të marrë me vete edhe ekipin që e ka përcjellë në vazhdimësi. Pritet që Pochettino ta ketë fjalën kryesore edhe në strategjinë e transferimeve.