Chelsea ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Thomas Tuchel.
Lajmi është bërë i ditur tani nga vet klubi londinez përmes një komunikate për media.
Stafi stërvitor i Chelseat do të marrë përgjegjësinë për skuadrën për stërvitjen dhe përgatitjen e ndeshjeve të ardhshme, ndërsa klubi anglez po shikon mundësitë e emërimit të trajnerit të ri.
Ai erdhi te Chelsea në vitin 2021 dhe e fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë me klubin.