Chelsea është kualifikuar në finale të FA Cup, falë fitores 2:0 në gjysmëfinale kundër Crystal Palaces.
Përkundër iniciativës dhe dominimit të Chelseat, rrjetat mbetën të paprekura në pjesën e parë të takimit.
Dy golat e fitores për “Blutë” u realizuan në fraksionin e dytë të lojës.
Loftus-Cheek me një gol të bukur në minutën e 65-të zhbllokoi shifrat. Ai u asistua nga Havertz.
11 minuta më vonë, Mason Mount dyfishoi epërsinë dhe njëherit “vulosi” fitoren e londinezëve. Ëerner luajti rolin e asistuesit te goli i dytë.
Kësisoj, Chelsea në finalen e FA Cup luan kundër Liverpoolit./Gazeta Enigma/