Chelsea ka triumfuar 4-1 përballë Djurgarden në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Konferencës (Conference League).
Pas 13-të minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me anë të Jadon Sanchos.
Rezultatin për Chelsean e dyfishoi Noni Madueke, kur u asistua nga Enzo Fernandez në minutën e 43-të.
Nicolas Jackson (59’) pranoi një asistim nga Ciole Palmer, për rezultatin 3-0.
Jackson ishte edhe njëherë në listën e golashënuesve, kur u asistua prej Moises Caicedo në minutën 65-të.
Por, vendasit ia dolën të shënonin golin ngushëllues vetëm tre minuta më vonë, kur Alemayehu Mulugueta shënoi për 4-1.
Ky rezultat e vë praktikisht Chelsean në finale të Ligës së Konferencës, aty ku do të përballet me fituesin e duelit mes Real Betisit dhe Fiorentinës.