Chelsea me reagim ndaj tifozëve të United pas sfidës në Stamford Bridges

Chelsea me reagim ndaj tifozëve të United pas sfidës në Stamford Bridges

Chelsea dhe Manchester United janë përballur të shtunën mbrëma në derbin e xhiros së 13-të në Ligën Premier.

Pas 90 minutave rezultati përfundimtar ishte baras 1-1, edhe pse dy golat u shënuan në fundin e ndeshjes.

Një flamur gjigant i Chelseat ishte me flamurin e komunitetit LGBTQ+, por në këtë sfidë pati kore homofobike nga tifozët mysafirë.

Kjo ka bërë që Chelsea të dalë me një deklaratë për shtyp ku kanë dënuar veprimin e tifozëve mysafirë.

“Chelsea e konsideron krejtësisht të papranueshme çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe dënon gjuhën e përdorur”.

“Ne jemi krenarë që mbështesim fushatën për përfshirjen e komunitetit LGBT në sport”.

“Këtë vit ne po edukojmë, festojmë, komunikojmë dhe motivojmë aleancën dhe aksionin për lojtarët, punonjësit, tifozët dhe shoqërinë tonë”, thuhet në reagimin e klubit londinez.

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e katërt në tabelë me 21 pikë, një më shumë se Manchester United që zë një pozitë më poshtë. 

Related Articles