Chelsea ofron 17 milionë euro për Ronaldon

Chelsea ofron 17 milionë euro për Ronaldon

Chelsea është gati të bëjë një ofertë prej 17 milionë euro për sulmuesin e Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi 37-vjeçar, i cili ishte golashënuesi më i mirë i klubit gjatë sezonit të kaluar me 24 gola, ka kërkuar të largohet nga United nëse klubi i Premier League merr një ‘ofertë të kënaqshme’ këtë verë.

Dëshira e Ronaldos për të luajtur në Ligën e Kampionëve për pjesën e mbetur të karrierës së tij është një nga faktorët shtytës prapa vendimit të tij, siç është edhe zhgënjimi i tij me pasivitetin e United në tregun e transferimeve.

Chelsea ka qenë një nga klubet e lidhur me një lëvizje për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Muajin e kaluar, agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes thuhet se ka pasur diskutime mbi një transferim të mundshëm me pronarin Todd Boehly.

Sipas The Athletic, Boehly u takua me Mendes në Portugali dhe ideja që Ronaldo të bënte një lëvizje në “Stamford Bridge” këtë verë ishin ndër temat e bisedës gjatë takimit.

Tani, një raport nga Football Insider sugjeron se Chelsea është gati të bëjë një lëvizje.

Thomas Tuchel dëshiron të ‘riformojë’ sulmin e tij, sipas raportimeve, me Blutë që po përgatitin një ofertë prej 14 milionë funtesh për numrin 7 të Manchester United.

Related Articles