Chiellini falënderon futbollin, pasi që ai e ndihmoi të lidhet me femra

Chiellini falënderon futbollin, pasi që ai e ndihmoi të lidhet me femra

hiellini ka qenë i hapur në një intervistë të fundit, duke thënë se të qenit futbollist i ndihmoi atij që të këtë jetë të mirë seksuale. “Shikoni sa i shëmtuar jam”, ka thënë ai gjatë kësaj interviste

Chiellini u martua me Carolina Bonistalli më 2014.


Ish mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë së arsyeja pse ai ka shkuar në krevat me gra të bukura gjatë këtyre viteve ka qenë për shkak të suksesit të tij si futbollist.

38 vjeçari, i cili ju bashkua Los Angeles FC të MLS-së, ka folur në podcast të “Team Serie A” dhe ka pranuar që dukja e tij nuk ishte arsyeja pse gratë dëshironin të kenë seks më të gjatë këtyre viteve.

“Më shikoni”, tha ai duke qeshur kur u pyet nëse fama i ka ndihmuar për ta tërhequr seksin e kundër. “Më shikoni sa i shëmtuar që jam…po”.

“Jam më i shëmtuar së i uritur. Nuk do të ishte e mundur për mua që të shkojë në shtrat me gra të bukura pa qenë futbollist”, tha Chiellini në podcast të reperit Fedez në janarin e vitit 2021.

Chiellini tani është martuar me Carolina Bonistalli më 2014, ku paraprakisht kanë qenë të fejuar katër vite. Çifti kanë dy vajza së bashku.

Related Articles