Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë thirrje për Kosovën dhe Serbinë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe ta zbatojnë marrëveshjen e dakorduar në Ohër.
Kështu ka bërë të ditur ai pas një bisede të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti.
Cholleti ka shtuar se me Kurtin kanë folur në lidhje me sulmin e së dielës në Kosovë, ku u vra zyrtari policor, Afrim Bunjaku.
“Biseduam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënojmë ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, ka shkruar ai në platformën X, të njohur më parë si Twitter.
Spoke with PM @albinkurti of the heinous attack Sunday in Kosovo. Strongly condemned violence against Kosovo Police; expressed condolences on the loss of Sergeant Afrim Bunjaku. Both sides must return to the EU-facilitated Dialogue and implement Ohrid commitments.— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023