Chollet u takua edhe me Bërnabiqin, folën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit

Chollet u takua edhe me Bërnabiqin, folën për sigurimin e paqes dhe stabilitetit

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sot është takuar edhe me kryeministen e Serbisë, Ana Bërnabiq, pos takimit që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Chollet ka thënë se ishte kënaqësi për të që u takua me Bërnabiq.

“Biseduam për çështje kyçe nga siguria energjetike  e deri te integrimi ekonomik, marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes ShBA-Serbi dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Chollet.

Ai ka bërë të ditur se në takim ishte i pranishëm edhe ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq. Chollet, të mërkurën, ka qëndruar për vizitë edhe në Kosovë ku është takuar me krerët institucional, liderët e opozitës, Listën Serbe, gazetarë dhe shoqërinë civile

Related Articles