Çifti bashkëshortor nga Tenesi arratisen nga shtëpia e pleqve – gjithçka ndodhi falë një teknike që i moshuari e kishte mësuar në ushtri

Çifti bashkëshortor nga Tenesi arratisen nga shtëpia e pleqve – gjithçka ndodhi falë një teknike që i moshuari e kishte mësuar në ushtri

Çifti bashkëshortor nga Tenesi ka arritur të arratiset nga shtëpia e pleqve në një mënyrë të ngjashme me ato të filmave të Hollywoodit, e tërë kjo u arrit falë aftësive të jashtëzakonshme që burri i kishte pasur dhe që i kishte mësuar gjatë ditës sa ishte ushtar.

Ky gjysh vuan nga demenca, kurse gruaja e tij nga alzhajmeri. Megjithatë, bashkëshorti fal alfabetit të Morsit që iu kujtua nga ditët sa ishte ushtar – ka arritur të deshifroj dhe kujtoj kodin e derës elektronike në shtëpinë e pleqve Elmcroft ku banuan dhe e shfrytëzuan për t’u arratisur.

E vetëm pas gjysmë ore “sorollatje”, jo larg objektit i ka gjetur një kalimtar rasti. Punonjësit nuk e kishin kuptuar se si kishin arritur të arratisen pavarësisht masave të rrepta të sigurisë – si dhe dyerve elektronike që kishin kode.

Më vonë ky gjysh u ka shpjeguar se si në ushtri sa kishte qenë kishte mësuar alfabetin e Morsit – dhe këtë përvojë e kishte shfrytëzuar për ta mbajtur në mend kodin nga tastiera elektronike që e kishte shtypur personeli i shtëpisë së pleqve transmeton Telegrafi.

Related Articles