Çifti harruan të hapin dhuratën e martesës për nëntë vite, doli diçka që ua shpëtoi martesën

Çifti harruan të hapin dhuratën e martesës për nëntë vite, doli diçka që ua shpëtoi martesën

Kathy dhe Brandon Gunn kanë shpërndarë në Facebook atë që tezja e Kathy u kishte dhuruar si dhuratë martese, që doli të jetë se barte “çelësin për shpëtimin e martesës”.

Dyshja që hapën dhuratën e martesës pas nëntë viteve që u martuan, mbetën të habitën kur panë se çfarë kishte brenda.

Pasi që u martuan në shtator të vitit 2012, Kathy dhe Brandon Gunn morën një dhuratë nga gjysha e Kathy që quhet Alison.

Por kur morën dhuratën së bashku me të kishin edhe disa rregulla strikte, që ata patjetër duhet t’i ndiqnin.

Në pjesën e përparme ishte një letër në të cilën shkruante: “Mos e hapni deri te grindja e parë”.

Me kalimin e viteve, ata pothuajse e harruan dhuratën që e kishin dhe që nuk e kishin hapur, pavarësisht se dyshja kishin “pasur shumë mospajtime dhe grindje të shpeshta”.

E kur tentuan të mendojnë se çfarë duhet t’i blenë miqve për martesë, u është kujtuar dhurata nga tezja dhe atë pas nëntë viteve

Duke shkruar në grupin “Love What Matters” në Facebook, Kathy tha: “Jam kthyer sikur në ditën tonë të martesës (afro nëntë vite) dhe kam tentuar të kujtohem se cilat dhurata kishin më shumë domethënie për mua. Qesharake. Dhurata që më së shumti kishte domethënie për mua ka qëndruar në dollap i paprekur”.

E së fundmi dyshja hapën dhuratën brenda të cilës kishte dy letra – nga një për secilin.

“Kathy shko porosit picë apo diçka që të dy e pëlqeni. Tezja Alison”, shkruante në letrën dedikuar Kathy, e për bashkëshortin e saj kishte diçka të ngjashme: “Brandon, shko merr lule apo një shishe verë. Tezja Alison”.

“Nëntë vite kjo dhuratë qëndroi në një dollap, duke u mbuluar nga pluhuri, por në njëfarë forme na mësoi për tolerancë, të jemi të kuptueshëm dhe të kemi durim e bëjmë kompromis”, tha Kathy e cila e kuptoi se ajo për çfarë ka nevojë është një martesë të shëndetshme. /Gazeta Enigma.

Related Articles