Pasditen e të enjtes, një burrë dhe një grua me kombësi shqiptare rreth të tridhjetave u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre në Rue Général-Paulet në Brest.
Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes Europe njoftoi policinë se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet, raportojnë media franceze, La Telegramme.
Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën trupat e një burri dhe një gruaje me origjinë shqiptare, të moshës 30 dhe 36 vjeç, si edhe një pushkë gjahu pranë tyre
Sipas informacioneve të Policisë franceze, hetimi po anon drejt një rasti të femicidit të ndjekur nga vetëvrasja.
Çifti kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve nuk mundi të kthehej në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi tragjedia.
