Ka përfunduar numërimi i votave për Kuvend Komunal në Kamenicë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lëvizja Vetëvendosje prin me 5 mijë e 346 vota, duke u pasur nga Partia Socialdemokrate me 2 mijë e 686 vota, e treta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2 mijë e 166 vota.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës si e katërta nga zgjedhjet e 12 tetorit ka marrë 1 mijë e 765 vota, e pesta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 956 vota, dhe e fundit në listë është Lista Serbe me 841 vota. /Gazeta Enigma/