Deputetja Bunjaku ka treguar edhe gabimet e LDK-së të cilat kanë quan në rënien e kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Politika e keqe e lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës , përjashtimi i zonjës Osmani, është kriju një ambient antiLDK zë zgjedhjet e 14 shkurtit dhe qytetarët ia dhanë mundësinë kësaj Qeverie dhe kjo Qeveri me këto gabime ka filluar mbrapsht dhe ka me mbaru mbrapsht, të jeni të bindur”, është shprehur ajo.
Por, është shprehur e bindur se në zgjedhjet e 17 tetorit do të qeverisin me më shumë komuna.
“Tash me numër nuk e di por unë të thash llogaritni se aty ku jemi duke qeveris edhe një numër të konsiderueshëm të komunave ku nuk jemi duke qeveris, dhe unë besoj shumë që zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë zgjedhje të idhnimit, zgjedhje të revoltës së qytetarëve për gabimet që i kemi bërë ne si Lidhje Demokratike e Kosovës dhe në zgjedhjet e ardhshme pres një rezultat krejt ndryshe të atyre të 14 shkurtit”, është shprehur ndër të tjera Bunjaku.
Sipas saj, zgjedhjet lokale do të sjellin rezultat krejt ndryshe, dhe kjo fal keqqeverisjes së Albin Kurtit me ministrat dhe kryetarët e komunave në të cilat është duke qeverisur.