Në një dhomë në konvikt pritet të qëndrojnë tre persona, ata duhet të jenë të vaksinuar.
Të tilla punë po kryhen në njërin nga konviktet në kryeqytet.
E gjithë hapësira e konviktit numër 6 në Qendrën e Studentëve po rinovohet pasi që së shpejti, do të vijnë studentë për të banuar.
Mirëpo këtë vit akademik si pasojë e gjendjes me pandeminë, do të dallojë mënyra e akomodimit të tyre në krahasim me vitin paraprak.
Kjo duke filluar edhe nga numri i studentëve që qëndrojnë në një dhomë.
Për akomodimin e studentëve nëpër konvikte, përkujdeset drejtori i strehimit Isak Beha.
Beha thotë se këtë vit studentët mund të aplikojnë për kapacitetin total që ofrojnë konviktet.
E si masë tjetër anti Covid, do të jetë edhe të ushqyerit në mensë.
Beha tregon se si do të funksionojë mensa në kushte pandemie.
Mirëpo për tu akomoduar në Qendrën e Studentëve, secili student duhet të jetë i vaksinuar me dy dozat e vaksinës ose i testuar me testin antigjen.
Aplikimi për të banuar në Qendrën e Studentëve ende është i hapur.