Për shumicën e njerëzve, flokët e bukur janë një shenjë shëndeti.
Por, si çdo pjesë tjetër e trupit tuaj, flokët kanë nevojë për një sërë lëndësh ushqyese që të jenë të shëndetshëm dhe të rriten.
Në fakt, shumë mangësi ushqyese janë të lidhura me rënien e flokëve.
Ndërsa faktorë të tillë si mosha, gjenetika dhe hormonet ndikojnë në rritjen e flokëve, marrja optimale e lëndëve ushqyese është thelbësore.
Këtu janë tre vitamina që ndikojnë në rritjen e flokëve.
Vitamina A
Të gjitha qelizat kanë nevojë për vitaminë A për një rritje më të shpejt.
Vitamina A gjithashtu ndihmon gjëndrat e lëkurës të prodhojnë një substancë vajore të quajtur sebum.
Sebumi hidraton skalpin e kokës dhe ndihmon në mbajtjen e flokëve të shëndetshëm.
Dietat me mungesë të vitaminës A mund të çojnë në disa probleme, duke përfshirë humbjen e flokëve.
Mirëpo studimet tregojnë se përdorimi i tepërt i vitaminës A mund të kontribuojë në rënien e flokëve.
Patatet e ëmbla, karotat, kungujt, spinaqi dhe lakra jeshile janë të gjitha të pasura me beta-karoten, e cila kthehet në vitaminë A.
Vitamina A mund të gjendet edhe në produktet shtazore si qumështi, vezët dhe kosi. Vaji i mëlçisë së merlucit është një burim veçanërisht i mirë.
Vitaminat B
Një nga vitaminat më të njohura për rritjen e flokëve është një vitaminë B e quajtur biotin. Studimet e lidhin mungesën e biotinës me rënien e flokëve te njerëzit.
Edhe pse biotina përdoret si një trajtim alternativ i rënies së flokëve, ata që kanë mungesë kanë rezultatet më të mira. Megjithatë, mungesa është shumë e rrallë, sepse ndodh natyrshëm në një gamë të gjerë ushqimesh.
Ekziston gjithashtu një mungesë e të dhënave nëse biotina është efektive për rritjen e flokëve tek individët e shëndetshëm.
Vitaminat e tjera B ndihmojnë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjen dhe lëndë ushqyese në lëkurën e kokës dhe gjëndrat e flokëve. Këto procese janë të rëndësishme për rritjen e flokëve.
Ju mund të merrni vitamina B nga shumë ushqime, duke përfshirë: drithërat e plota, bajamet, mishin, peshkun, ushqimin e detit dhe zarzavatet e errëta me gjethe.
Për më tepër, ushqimet shtazore janë të vetmet burime të mira të vitaminës B12. Pra, nëse jeni duke ndjekur një dietë vegjetariane ose vegane, duhet të keni parasysh marrjen e një suplementi.
Vitamina C
Dëmtimi nga radikalet e lira mund të bllokojë rritjen dhe të shkaktojë plakjen e flokëve tuaj. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen kundër stresit oksidativ të shkaktuar nga radikalet e lira.
Përveç kësaj, trupi juaj ka nevojë për vitaminë C për të krijuar një proteinë të njohur si kolagjen – një pjesë e rëndësishme e strukturës së flokëve.
Vitamina C gjithashtu ndihmon trupin tuaj të absorbojë hekurin, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokëve.
Luleshtrydhet, specat, gujavat dhe agrumet janë të gjitha burime të mira të vitaminës C.
/Gazeta Enigma/