Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen e pestë zyrtare kundër Greqisë.
Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në katër ndeshjet e para “Dardanët” kanë tre barazime dhe një humbje.
Loja e parë ishte zhvilluar më 6 shtator 2020 në Prishtinë, ku Kosova e kishte humbur ndeshjen me rezultat 1:2, në kuadër të Nations League.
Pas më shumë se një muaj, më 14 tetor në ndeshjen kthyese “Kaltër e verdhët”, arritën ta marrin një barazim si mysafir me rezultat 0:0.
E pas një viti të dyja kombëtaret patën punë sërish me njëri-tjetrin, veçse kësaj here në kualifikimet për kampionatin botëror.
Më 5 shtator 2021, në Prishtinë Kosova arriti përball Greqisë ta nxjerr një barazim 1:1.
E njëjtë luajtën edhe në shtetin helen më 14 nëntor.
Në rast se arrin që Kosova sonte të fitojë përball Greqisë atëherë bilanci do të ishte tërësisht i barabartë mes dyja ekipeve.
Ndeshjen e parë të edicionit të ri të Nations League, ekipi i udhëhequr nga Alain Giresse, e ka fituar me rezultat 2:0 si mysafir i Qipros.