Gazetarët Baton Haxhiu dhe Çim Peka kanë debatu rreth Albin Kurtit, dialogut me Serbinë dhe Asociacionit.
Peka e pyeti Haxhiun a ka fituar Kosova apo ka humbur përmes dialogut të Kurtit me Serbinë.
Më poshtë një pjesë e debatit në mes tyre në “Pressing” të T7.
Peka: A ka bërë punë të mirë Kurti në dialog?
Haxhiu: Mendoj që ka bërë gjëra të mira, por në kundërshtim serioz me vetën dhe të kaluarën e tij
Peka: Kosova ka fituar apo ka humbur me Kurtin këtë më thuaj?
Haxhiu: Vetëvendosja ka humbur me Kurtin.
Peka: O Kosova Kosova, nuk më intereson VV-ja.
Haxhiu: Unë thash Asociacioni është federalizim.
Peka: Kosova me Kurtin ka fituar apo ka humbur?
Haxhiu: Kurti është politikani më i dobët që ka pasur deri më tash.
Peka: Kosova dialog ka humbur apo ka fituar?
Haxhiu: Asociacioni është humbje, por s’ka pasur zgjidhje tjetër sepse ky e ka sjellur situatën e tillë.