Çitaku e akuzon Osmanin, vjen reagimi i presidentes

Çitaku e akuzon Osmanin, vjen reagimi i presidentes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut, e cila e ka akuzuar të parën e shtetit se ende nuk e ka thënë as edhe një fjalë për vërshimet e djeshme.

Osmani në reagimin e publikuar nga këshilltari për media, Bekim Kupina thuhet se Osmani është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe me institucionet.

Reagimi i plotë:

Që nga dita e djeshme, Presidenca vazhdimisht ka qenë në kontakt me institucionet relevante për t’u siguruar se ekziston mobilizim i plotë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet në komunat e Republikës së Kosovës. Presidentja poashtu ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë në mënyrë që të vlerësohet dëmi i bërë dhe të minimizohen pasojat në ekonomi familjare, biznese dhe në bujqësi.

Presidentja çdo ditë punon për qytetarët e Republikës, ndaj deklaratat absurde, siç është kjo e znj.Çitaku sot, tregojnë se ka të tillë që pikërisht kur duhet të mbrohet interesi qytetar, nxiten nga interesa të ngushta me qëllim që ta sulmojnë Presidenten. Për dallim nga znj.Çitaku, Presidentja e vendit e di shumë mirë edhe kush janë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe ku janë kufijtë e Republ

Related Articles