Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se audienca e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi nuk është Aleksandër Vuçiqi, por Uashingtoni.
Sipas saj, Kosova duhet të bindë Uashingtonin që është serioze dhe e përgatitur.
“Ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO”, ka shkruar Çitaku në Facebok, të enjten.
Sipas saj “Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër”.
“Tek e funidt, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as ne Vienë (marrëveshje e cila na e solli pavarsinë)”, ka deklaruar ajo.