Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se gjendja në veri e ka kthyer Kosovën pas.
Ajo ka thënë se është dashur që nga fillimi të dëgjohet këshilla e SHBA-ve për targat.
“Gjendja në veri është kthyer më shumë se 1 dekadë prapa. Çdoherë duhet të koordinohet me miqtë, është dashur të ndiqet këshilla e tyre për targat deri në arritjen e marrëveshjes finale. Kosova nuk e ka luksin të humbë aleancë, përkundrazi duhet t’i fuqizojë ato dhe të krijojë aleanca të reja”, ka thënë ajo.
Çitaku ka thënë se bashkëpunimi me SHBA-të nuk është nënshtrim.
“Shpresoj që kryeministri Kurti të bëhet më u kujdesshëm. Bashkëpunimi me SHBA-të nuk është nënshtrim. Kurti nuk e përfaqëson vetëm vetveten dhe vetëm partinë e tij por të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.