Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti mbi si i është qasur dialogut.
Çitaku, mes tjerash thotë se draftstatuti që është prezantuar është më shumë një autonomi territoriale dhe politike për serbët që jetojnë në Kosovë.
Ajo kritikon kryeministrin Kurtin, që sipas saj, ka pasë mundësi që një draftstatut të tillë ta shkruante shefi i qeverisë.
Por sipas saj, i pari i qeverisë ka refuzuar që të bëjë një gjë të tillë.
“Falë sjelljes aventureske te kryeministrit Kurtit në një marrëveshje të përkohshme jo gjithëpërfshirëse, jo me njohjen reciproke në qendër, por me nenin 7 i cili më shumë se Asociacion është një autonomi territoriale dhe politike për serbët që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.
“Është draftstatuti i cili është prezantuar, te ky draftstatut kemi ardhur për shkak të qasjes joserioze të kryeministrit Kurti karshi dialogut. Sikur kryeministri Kurti të kishte marr iniciativën që draftstatutin ta shkruante vet, sepse një ofertë e tillë ka ekzistuar, madje administrata amerikane ka qenë e gatshme që të sjellë në Kosovë edhe ekspertët më të njohur ligjorë që të asistojnë Kosovën në hartimin e draftstatutit të Asociacionit, fatkeqësisht një kërkesë e tillë është refuzuar”.