Vlora Çitaku, përfaqësuese e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një deklaratë për media ka prezantuar programin e partisë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar sfidat e vitit të fundit.
Çitaku prezantoi kandidatin e PDK-së, Bedri Hamza, duke theksuar se ai përfaqëson normalitet, siguri dhe profesionizëm. Hamza hyn në garë me një ekip të gjerë dhe të dëshmuar profesionalisht.
Programi i PDK-së përfshin: Përkujdesje sociale dhe pensione të përmirësuara, tha ajo në “Politiko”. Tutje Citaku nënvizoi se ky plan synon të rikthejë stabilitetin dhe mirëqenien për qytetarët e Kosovës, duke adresuar sfidat ekonomike dhe sociale të vendit.
