Nënkryetari i PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se liderët e vendit nuk kanë asnjë koordinim me ShBA-të tashmë është e ditur botërisht.
“Seanca e Këshillit të Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë mos-koordinim. Dhe për çka? Për dinarë e fletushka. Ky popull e ky vend, në koordinim me aleatët ka larguar tanket serbe. Është çliruar, është pavarësuar. Është njohur nga mbi 100 shtete”.
“Është momenti i fundit që Presidentja, si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe. Fol Presidente, kësaj radhe, heshtja nuk është flori”, ka thënë Çitaku.