Çitaku: Gazetarët janë bërë cak i goditjeve të ulëta nga eksponentë të VV-së

Çitaku: Gazetarët janë bërë cak i goditjeve të ulëta nga eksponentë të VV-së

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me sulmet ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi nga zyrtarja e VV-së, Dejona Mihajli, por edhe sulmet e tjera, ndaj gazetarëve të tjerë të Kosovës.

Ajo ka shprehur mbështetjen për Kelmendin dhe të gjithë gazetarët, duke thënë se kanë qenë cak i goditjeve linçuese siç tha ajo, nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Më lejoni që publikisht dhe në studion tuaj të shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për ju dhe për të gjithë gazetarët e Republikës së Kosovës, javëve të fundit posaçërisht”.

“Edhe ju personalisht, por edhe disa të tjerë janë bërë cak i sulmeve dhe goditjeve linçuese nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh tutje ajo.

Related Articles