Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së Donika Gërvallës për mediat dhe gazetarët.
Çitaku tha se kjo tregon mungesë të thellë kuptimi për rolin, funksionin dhe përgjegjësinë që bart një njeri i veshur me pushtet.
“Fjala publike është arma më e fortë e një politikani, dhe kur ajo keqpërdoret për të goditur pa mëshirë median dhe gazetarët, bëhet jo vetëm e papranueshme, por edhe e rrezikshme për vetë demokracinë”, tha ajo
Nën panikun e aktakuzave për korrupsion dhe manipulimeve me vota në Mitrovicë, ata kanë humbur çdo kontroll dhe çdo ndjenjë përgjegjësie.
