Çitaku i reagon Kurtit: Mos humbë kohë me targa

Çitaku i reagon Kurtit: Mos humbë kohë me targa

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka komentuar propozimin e qeverisë për shkallëzimin e sanksioneve për të gjithë ata që nuk konvertojnë targat ilegale serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, i ështe drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Vlora Çitakut duke i thënë që të mos humbë kohë me targa.

“Kjo puna e qortimit a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh? Kryeministër, mos humbë kohë me targa. Konteksti gjeopolitik është në anën tonë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër është e mundur nëse punojmë mençur dhe me maturi”, ka shkruar tutje ajo.

Related Articles