Çitaku i reagon VV-së: FSK s’ka shkuar në veri për luftë, po abuzoni me vdekjen e një të riu për propagandë politike

Çitaku i reagon VV-së: FSK s’ka shkuar në veri për luftë, po abuzoni me vdekjen e një të riu për propagandë politike

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje të cilët përmes një postimi sot thanë se FSK-ja ka zbarkuar për herë të parë në veri, e për këtë ajo thotë se po abuzohet me vdekjen tragjike të një të riu.

Ajo madje i ka quajtur të neveritshëm VV-në.

Në reagimin e saj ajo thotë se FSK-ja s’ka shkuar për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht.

“Jeni të neveritshëm. A keni fije përgjegjësie? A keni fare ndjeshmërie njerëzore? Si mund të abuzoni me vdekjen tragjike të një të riu për propagandë politike? FSK nuk ka shkuar në veri për të luftuar, por për të kërkuar trupin e një djali që humbi jetën tragjikisht. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, me dinjitet dhe pa zhurmë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Po aq sa po i retushoni fotografitë për të ndërtuar një narrativë të rreme, po përpiqeni të retushoni edhe historinë. Por s’do tMarre ju qoftë”, shkruan mes tjerash ajo. Jeni të neveritshëm.

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë shkuarjes së FSK-së në veri të vendit në angazhimin për të gjetur trupin e mërgimtarit të zhdukur, duke shkruar se kjo po ndodh për herë të parë.

“FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”, thuhet në postimin e VV-së.

Related Articles