Çitaku i replikon deputetes së VV-së: S’kemi Ministra, kemi asistentë të kryeministrit, ua ka marrë kompetencat të gjithëve

Çitaku i replikon deputetes së VV-së: S’kemi Ministra, kemi asistentë të kryeministrit, ua ka marrë kompetencat të gjithëve

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur statusit të Tinka Kurtit – Deputetes së VV-së, e cila e kritikonte të njëjtën për kritikën drejtuar Kryeministrit Kurti.

Çitaku përmes një stausti në Facebook, ka thënë se Kryeministri Kurti ua ka marrë kompetencat të gjithëve, dhe se sipas saj Kosova nuk ka ministra, por ka asistentë të Kryeministrit.

“Kryeministrin Abe e kemi pasur mik. Atë miqësi e kemi ndërtuar me vite. Ka qenë një mbështetës i madh i Kosovës. Sigurisht që një delegacion i lartë nga Kosova do të duhej të ishte sot në Japoni për të marrë pjesë në ceremonitë mortore. Ministrja e jashtme për shembull. Apo nuk kemi Ministre të Jashtme?

Në fakt ne nuk kemi Ministra fare, kemi asistentë të Kryeministrit. Ua ka marrë kompetencat të gjithëve.”, ka shkruar fillimisht ajo.

Më tej, Çitaku ka thënë se Kurti duhej të ishte në Kosovë dhe të ndërmirrte masa për ta ndaluar grevën.

Related Articles