Çitaku: Institucionet e Kosovës dështuan të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit

Çitaku: Institucionet e Kosovës dështuan të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se institucionet e Kosovës kanë dështuar të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.


Sipas saj, institucionet e vendit duhet ta trajtojnë më seriozisht gjendjen në veri e jo siç tha ajo, përmes tastaturës së Facebookut.

“Institucionet e Kosovës kanë dështuar të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit. Deri ne prill, institucionet ta trajtojnë seriozisht, pasi gjendja në veri nuk mund të ndryshojë, nëse nuk ndryshon qasja e institucioneve. Gjendjen në veri mos ta trajtojnë përmes tastaturës së Facebookut”, tha ajo.

Ndryshe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se janë shtyrë zgjedhjet në veri për në prill të vitit 2023, pas takimit që pati me krerët e partive politike.

Related Articles