Çitaku kërkon trajtimin e Rezolutës për Viktimat e Luftës si pikë e parë në seancën e sotme

Çitaku kërkon trajtimin e Rezolutës për Viktimat e Luftës si pikë e parë në seancën e sotme

Deputetja Vlora Çitaku në seancën e sotme ka theksuar rëndësinë rezolutës për mbrojtjen e viktimave të luftës, duke e vendosur atë pas pyetjeve parlamentare, raporton Gazeta Enigma.

Sikurse në seancën e kaluar ajo insistoi që kjo çështje të trajtohet si pikë e parë.

“PDK falënderon të gjitha grupet parlamentare për kontributin që kanë dhënë për hartimin e një rezolute e cila do të ishte një reflektim i yni si kuvend dhe një deklarim publik rreth të vërtetës historike rreth luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999. Me aq sa kuptova tashmë është arritur dakordim, mirëpo ne insistojmë që kjo të trajtohet si pikë e parë. Nuk besoj se ky kuvend ka diçka më të rëndësishme për të trajtuar se kjo pikë. Kjo flet shumë edhe për kulturën politike që është duke mbizotëruar tash e disa vite”, theksoi ajo.

Related Articles