Çitaku – Konjufcës: Ka qenë përgjegjësia e juaj të zgjidhni një kandidat i cili merr votën e shumicës parlamentare

Çitaku – Konjufcës: Ka qenë përgjegjësia e juaj të zgjidhni një kandidat i cili merr votën e shumicës parlamentare

Kandidatja për deputete nga PDK, Vlora Çitaku në një deklaratë për media ka kritikuar Konjufcën se ai dh partia e tij nuk kanë pasur bashkëpunim me partitë tjera dhe me partinë e saj, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ajo i tha Konjufcës se ju “e keni fituar numrin më të madh të votave, ka qenë përgjegjësia e juaj siç e thotë edhe Kushtetuta edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që në frymën e bashkëpunimit dhe kompromisit të zgjidhni një kandidat i cili merr votën e shumicës parlamentare”.

Kryetari i Kuvendit ju e dini se keni qenë vet, nuk e përfaqëson vetëm partinë fituese se aty e keni “nënkryetaren për atë punë. Kryetari i Kuvendit e përfaqëson shumicën parlamentare, dhe kur nuk ka shumicë parlamentare nuk mund të shkohet me imponim pa kompromis dhe pa bashkëpunim. Nuk është fjalë e ndytë bashkëpunimi Glauk është mirë me bashkëpunua. Ju nuk keni bashkëpunua me dhe në projekte shumë të mëdha”, deklaroi Çitaku në “Politiko”.

Related Articles