Çitaku: Kosova është më e madhe sesa secili prej nesh veç e veç

Çitaku: Kosova është më e madhe sesa secili prej nesh veç e veç

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku fajësoi sot LVV-në se po e mbanë të bllokuar Kuvendin, raporton Gazeta Eniggma.

Ajo tha tha se ekonomia e vendit dhe qytetarët po rrezikohen.

Ajo u deklarua shkurtimisht për media pas dështimit të 25-të të konstituimit të Kuvendit.

“Ekonomia kosovare po dëmtohet dhe po rrezikohet. 140 mijë punëtorë po rrezikohen, familjet tona po rrezikohen, e ndërkohë Kuvendi dhe institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin të bllokuara për shkak të kryeneçësisë së grupit të parë parlamentar”, tha ajo.

“Edhe një herë bëjmë ftesë për reflektim. Kosova është më e madhe sesa secili prej nesh veç e veç”, tha Çitaku.

Related Articles