Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një reagim për situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, ka përmendur faktin e mungesës së ambasadorëve të Kosovës, në disa prej vendeve më të fuqishme të botës.
Çitaku ka thënë se në situata të tilla roli dhe puna e ambasadorëve është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se siç thotë ajo: beteja diplomatike nuk mund të bëhet pa titullarë në misionet tona.
Shkrimi i plotë nga Vlora Çitaku:
Sot, kur më shumë se kurrë na duhet bashkërendimi i brendëshëm, dhe koordinimi me aleatët tanë, Kosova është pa Ambasadorë fuqiplotë në kryeqytetet më të rëndësishme të botës.
Detyra e Ambasadorit nuk është vetëm koordinimi me institucionet qeveritare të shtetit nikoqir, por edhe me gazetarë, instititute, korin diplomatik, diasporë, etj etj. Beteja diplomatike nuk mund të bëhet pa titullarë në misionet tona.
#Shteti #Sovraniteti #PolitikaEJashtme