Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për sjellje arrogante dhe hipokrizi politike
Ajo tha se Kurti flet për demokraci dhe sundim të ligjit, ndërkohë që qeveria e tij përballet me aktakuza dhe hetime, përfshirë edhe refuzimin personal për t’u paraqitur në prokurori për afera të mëdha.
Çitaku e quajti këtë sjellje “gërdi” dhe e akuzoi Kurtin për shkelje të vetëdijshme të Kushtetutës.