Çitaku: Kurti ka djegur çdo urë bashkëpunimi me Uashingtonin

Çitaku: Kurti ka djegur çdo urë bashkëpunimi me Uashingtonin

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në konferencën e thirrur për media u pyet rreth bashkëpunimit ndërmjet vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka prishur çdo rrugë bashkëpunimi me Uashingtonin zyrtar,

“Zotëri Kurti ka djegur çdo urë bashkëpunimi me Uashingtonin”, u shpreh Çitaku.

Ndër të tjera ajo tha se Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe e fortë.

Related Articles