Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë Kurti për reagimet që lëshuan pas skandaleve të raportuara në media.
Ajo thotë se nga ana e Qeverisë ka pasur indiferencë dhe shpërfillje, teksa në rastin me të keq ka pasur edhe mbrojtje të pashpjegueshme të akterëve të përfshirë në korrupsion.
“Qeveria nuk i ka shpallur luftë korrupsionit, por gazetarëve, të cilët po i zbulojnë aferat e korrupsionin, dhe organeve të rendit e ligjit, të cilët po i hetojnë ato”, shkroi ajo.
Postimi i plotë:
Më skandaloze se aferat e publikuara kanë qenë reagimet e Kryeministrit Kurti dhe eksponentëve të Qeverisë.
Në rastin më të mirë ka pasur indiferencë dhe shpërfillje – derisa – në rastin më të keq, ka pasur një mbrojtje të pashpjegueshme të akterëve të përfshirë në korrupsion dhe një sulm histerik kundër prokurorisë dhe mediave.
Qeveria nuk i ka shpallur luftë korrupsionit, por gazetarëve, të cilët po i zbulojnë aferat e korrupsionin, dhe organeve të rendit e ligjit, të cilët po i hetojnë ato.