Çitaku, Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia – Nxirr emrat

Çitaku, Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia – Nxirr emrat

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se gjuha e tij e përdorur ndaj mediave, është “skandaloze dhe e papranueshme”.

“Një njeri që ka pasur pushtet pothuajse absolut në Kosovë për gati gjashtë vite, del dhe hedh akuza të rënda, duke pretenduar se media kanë marrë para nga Serbia. Kjo është përpjekje për të hedhur mjegull dhe për të shmangur përgjegjësinë”, tha Çitaku.

“Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Kush? Nxirr emrat. Nxirr faktet”, u shpreh më tutje deputetja.

Çitaku tha se “një njeri që mban në pushtet Martin Berishajn, për të cilin janë publikuar fakte për afera milionëshe me GEN-in serb, dhe vazhdon ta mbajë ambasador, nuk ka as kredibilitet moral dhe as të drejtë të sulmojë të tjerët”.

“Ndërkohë, atij që përhap narracione  të UDB-së për masakrën e Dubravës, i financohen botime dhe i promovohen nëpër sheshe e ambasada”, deklaroi Çitaku, duke folur për Shkëlzen Gashin.

“Mjaft më me sulme dhe etiketime të pabazuara kundër mediave të lira. Boll më”, u shpreh në fund deputetja.

Related Articles