Çitaku – Kurtit: Për një “kërcënim” në Facebook shkon në gjykatë, për aferat milionëshe s’i përgjigjet prokurorisë

Çitaku – Kurtit: Për një “kërcënim” në Facebook shkon në gjykatë, për aferat milionëshe s’i përgjigjet prokurorisë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas paraqitjes së Kurtit sot në gjykatë, raporton Gazeta “Enigma”.

Çitaku përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka thënë se ai shkon për të dëshmuar kundër Klinakut, ndërsa kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë.

“Pra, A.K. shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut, “krimi” i të cilit ishte një status në Facebook. Por, kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë. Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgju, e kupton se situata është më se e qartë”, ka shkruar ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles