Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, vlerëson se sot në Bruksel, Kosova ecën në një teren krejtësisht të panjohur.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo shprehet se si rezultat i qasjes siç thotë, të papërgjegjshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë.
“Sot kryeministri duhet të sillet përgjegjshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, deklaron Çitaku.