Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë se marrëveshja e arritur sot në Bruksel është e njëjta me atë të 2016-tës, me disa hapa prapa, raporton Gazeta Enigma.
Çitaku në një replikë në Twitter të Emisarit Lajcak ka shkruar se kjo marrëveshje e nënshkruar barazon policinë me huliganët që kanë vendosur barrikadat.
“Marrëveshja e njëjtë, që tashmë ishte arritur më 2016, me disa hapa prapa. KFOR-i nuk është reagues i parë. Dhe, pjesa më shqetësuese, kjo marrëveshje i barazon forcat e sundimit të ligjit në Kosovë me huliganët që vendosin barrikada”, ka shkruar ai.