Çitaku: Më brengosëse se vizita e Gjuriqit në Shtëpinë e Bardhë është që krerët e shtetit s’e kanë takuar së paku Blinken

Çitaku: Më brengosëse se vizita e Gjuriqit në Shtëpinë e Bardhë është që krerët e shtetit s’e kanë takuar së paku Blinken

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka komentuar vizitën e ambasadorit serb Marko Gjuriq në Shtëpinë e Bardhë ku u prit nga presidenti Joe Biden.

Çitaku ka shkuar se kjo vizitë e Gjuriqit nuk duhet parë me shumë shqetësim, por atë e brengosë fakti që bartësit e institucioneve në Kosovë ende nuk kanë arritur ta takojnë asnjë figurë të lartë amerikane, shkruan Gazeta Enigma.

“Ajo çfarë duhet të na brengosë është fakti se tani e më shumë se 1 vit, bartësit e institucioneve të Kosovës nuk kanë takuar as Sekretarin e Shtetit, as Sekretarin e Mbrojtjes. Për takime në Shtëpi të Bardhë as mos të flasim”, ka shkruar Çitaku.

Çitaku tha se vizita e Gjuriqit në Shtëpi të Bardhë është  vizitë protokollare, pasi sipas saj, Shtëpia e Bardhë për shkak të pandemisë i pati suspenduar ceremonitë protokollare.

Ajo u shpreh e bindur se një vizitë të tillë në Shtëpinë e Bardhë do ta bëjë edhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Se Ambasadori i Serbisë merr pjesë në një ceremoni protokolare nuk duhet të përbëjë shqetësim. Jam e bindur se edhe Ambasadori i Kosovës ( nëse nuk ka qenë në të njëjtin grup ) shumë shpejtë do të jetë pjesë e ceremonisë së njëjtë”, ka thënë Çitaku./GAZETA ENIGMA/

Related Articles