Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në përvjetorin e katërt të arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Ajo ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihen të tre së bashku, duke shoqëruar imazhin me fjalët: “Dielli do të lindë përsëri.”
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u arrestuan më 5 nëntor 2020 dhe udhëtuan drejt Hagës, ku përballen me akuza për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe akuzat të tjera të lidhura me periudhën e Luftës së Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Reagimi i Çitakut nënvizon një mesazh të shpresës dhe besimit, duke reflektuar optimizëm për të ardhmen e liderëve të PDK-së./GazetaEnigma/