Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj shkarkimeve në ministrinë e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Ajo këto lëvizje i ka quajtur “persekutime”, teksa ka krahasuar situatën me ambasadorin e përfshirë në skandalin në Slloveni, Martin Berishaj.
Çitaku ka aluduar se në tërë këtë situatë, është e çuditshme se si Berishaj vazhdon të mbetet ambasador fuqiplotë.
Postimi i plotë:
Vazhdojnë persekutimet ndaj personelit në MPJD.
Ndërkohë, Martin Berishaj vazhdon të mbetet Ambasador fuqiplotë