Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar sërish gjuhën ofenduese të kryeministrit aktual, Albin Kurti, përdorur në fushatën zgjedhore.
Ajo mori një shembull konkret, duke përmendur edhe fëmijët në shkolla.
”Nuk e imagjinoj asnjëherë kandidatin tonë për kryeministër, duke përdorur gjuhën që e përdorë kryeministri i tanishëm. Fjalët janë shumë të rëndësishme. Fatkeqësisht ky kryeministër që e kemi pasë deri më tani, fjalën e fundit e ka thënë të parën. Nëse një gjuhë çfarë përdorë kryeministri, do ta përdornin fëmijët në shkollë, do të merrnin njësh në sjellje nga mësuesja”, tha Çitaku.