Çitaku: Nga Prekazi fillon gjithçka, qoftë ky nëntori i fundit pa ish-krerët e UÇK-së

Çitaku: Nga Prekazi fillon gjithçka, qoftë ky nëntori i fundit pa ish-krerët e UÇK-së

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, foli për  rëndësinë historike të këtij vendi për kombin shqiptar.

“Ngado që të nisemi si komb, nga këtu fillojmë. Nga Prekazi legjendar, Prekazi i sakrificës, i heroizmit, një kujtim dhe mësim i përhershëm se atdheu dhe liria duhet të duhen pa kushte. Atdheut dhe liria janë parakusht për krijimin e çdo vlerë tjetër”, tha Çitaku para mediave.

Ajo gjithashtu u shpreh për mungesën e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar që të jetë nëntori i fundit pa prezencën e tyre.

“Sot na mungojnë shumë liderët tanë të luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Qoftë ky nëntori i fundit që e shënojmë pa të”, deklaroi Çitaku.

Related Articles