Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Bordin e Paqes, aty ku kërkoi angazhim të presidentit amerikan, Donald Trump për Gjykatën Speciale.
Në një deklaratë në “DPT te Fidani”, Çitaku ka thënë se fjalimi i Ramës ishte i jashtëzakonshme.
Ajo theksoi se sot sytë e botës ishin në Washington.
“Edi Rama, kryeministri shqiptar ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe thënë të drejtën kjo që bëri sot është një vazhdimësi. Edi ka qenë konsistent në këtë pikë. Unë kam qenë prezente bashkë me të kur ka qenë në Këshillin e Evropës, dhe ngjashëm pati mbajtur një fjalim jashtëzakonisht përmbajtësor, përmes të cilit pati dekonstruktuar komplet aktakuzën e rreme të Prokurorisë. Dhe sot në një forum të tillë, ku sytë e botës kanë qenë në Ëashintgon, kryeministri shqiptar e shpjegoi me precizitet padrejtësinë e madhe që po i bëhet Kosovës përmes procesit në Hagë, dhe bëri një lutje që të mos bëhet më keq”, tha ajo.
